Google ADS

Katër viktima dhe 444 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

17:31 | 24 Tetor 2021
F.T

Numri i viktimave dhe personave të infektuar me Covid-19 ka pësuar rënie në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 2680 testime që janë kryer, kanë rezultuar të infektuar 444 qytetarë.

Nga ana tjetër, 4 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit Covid-19. Viktimat janë një qytetare nga Puka 67 vjeçe, një qytetar nga Patosi 73 vjeç, një qytetare nga Lushnja 79 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç.

Janë 7032 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 315 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,790 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme