Google ADS

Ekspertët tregojnë se si të hani nëse dëshironi bel më të hollë

08:42 | 24 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Nuk ka asnjë dietë ose ushtrim fizik që mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë në një pjesë të caktuar të trupit.

Megjithatë, ka dieta që janë më efektive se të tjerat kur bëhet fjalë për heqjen e centimetrave të grumbulluara rreth belit, transmeton portal arbresh.info

“Ju nuk mund të zvogëloni sasinë e yndyrës rreth belit, por çelësi për të humbur peshë dhe një bel më të ngushtë është të zvogëloni përqindjen e përgjithshme të yndyrës në trup,” tha nutricionistja Melissa Daniels.

Shumica e njerëzve kanë një metabolizëm që tret proteinat dhe yndyrnat në mënyrë më efikase dhe më të shpejt se karbohidratet.  Prandaj, duhet të përqendroheni në një dietë që përmban më shumë yndyra dhe proteina dhe më pak karbohidrate.

Daniels rekomandon që vaktet tuaja të përbëhen nga 50% proteina, 25% yndyra dhe 25% karbohidrate.

“Hani më shumë karbohidrate herët gjatë ditës. Shumica e njerëzve janë aktivë gjatë ditës dhe për këtë ju nevojitet karburant, pra energji që merrni nga ai makronutrient. Më e keqja është t’i hani natën vonë sepse trupi nuk do t’i konsumojë. Nëse e keni të vështirë të merrni 50 gram proteina në ditë, ndihmoni veten duke pirë një shake me proteina”, thotë dietologia.

Proteinat duhet të konsumohen gjatë darkës në mënyrë që të rindërtohen muskujt gjatë natës.

Një shembull i një darke të mirë është një peshk i yndyrshëm si salmoni me perime si spinaqi. Ngrënia e peshkut të yndyrshëm në mbrëmje rrit sasinë e acideve yndyrore omega-3 që trupi thith gjatë natës, gjë që rezulton në gjumë më të thellë, çlirim më të fortë të hormoneve të rritjes dhe reduktim të infeksioneve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme