Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara, kurse java e ardhshme fillon me kthjellime, por mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me ngrica.
Sipas Weather Prishtina, në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht i kthjellët, herë-herë me vranësira kalimtare, derisa orëve të mëngjesit do të jetë më ftohtë e vende-vende edhe me ngrica.
Temperaturat minimale nga 5C e 10C, zbresin deri në 0C ditën e hënë, e ato maksimale të dielën zbresin në 10C, e të hënën me një rritje të lehtë deri në 12C.
Era ndryshon kahen nga verilindja dhe fryn edhe mesatarisht e fuqishme 5-13m/s, e ditën e hënë do të fryjë nga juglindja.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritje së mëtutjeshme në vlera edhe më të larta nga normalet.
Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, policia nis he...
Superliga vazhdon sot me dy superduele
Të kripura apo të ëmbla në mëngjes, çfarë këshillohet
Izraeli përshkallëzon sulmet kundër Hezbollahut
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kom...
Shënohet 25 vjetori i bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Koso...