Google ADS

Rrëfimi i studenteve britanike që thonë se u zgjuan me “shpime” nga gjilpërat, pasi e kishin kaluar natën jashtë

00:17 | 24 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Gratë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar thonë se janë injektuar me gjilpëra në klubet e natës, duke u zgjuar të nesërmen pa kujtuar se çfarë ka ndodhur një natë më parë, sipas raporteve të shumta.

Policia në Nottinghamshire, West Yorkshire dhe Skoci kanë marrë të gjitha raporte për injeksione dhe po hetojnë incidentet.

Një burrë 20-vjeçar në Nottingham është arrestuar dhe u lirua me kusht në lidhje me një raportim të një incidenti me gjilpërë më 16 tetor, raporton Insider. Zara Owen, një studente e vitit të parë në Universitetin Nottingham, tha për The Independent se ajo humbi ndjenjat gjatë një nate jashtë dhe u zgjua me një “gjurmë” në këmbën e saj, e cila i shkaktoi asaj “dhimbje të mprehtë”. Një 19-vjeçare në Nottingham – e cila nuk deshi të përmendet emri – tha se ndjeu “një pickim në pjesën e pasme të krahut të saj” para se t’i bie të fikët ndërsa po festonte në klubin e natës në Nottingham.

Studentet tregojnë shenjat e injektimeve

Përpos injektimit në trup, gjithashtu është raportuar për rastet kur personi ka vendosur diçka në pijen e viktimës së tij. Policia e Nottinghamshire ka pranuar 32 raporte për pijet e njerëzve që janë injektuar me diçka që nga 4 shtatori. Shumica e raportimeve janë bërë nga vajza të reja, veçanërisht studente, por ka pasur edhe raporte për të burra të rinj që ishin injektuar, tha policia. Zara Owen, 19-vjeçare dhe studente në Universitetin e Nottinghamit, thotë se ajo ishte injektuar me një gjilpërë në klubin e natës Pryzm më

11 tetor.

Zara Owen

“Ishte sikur të mos kisha qenë aty, gjë që është padyshim e tmerrshme të kthehesh prapa. U zgjova shume e hutuar”, thotë ajo. “Kisha shumë dhimbje. Kisha një dhimbje në këmbë dhe çaloja shumë”, ka shtuar studentja.

Ngjashëm rrëfen edhe kolegia e saj, Sarah Buckle, 19 vjeçe e cila beson se u injektua në dorë natën e 28 shtatorit.

Sarah Buckle

Ajo thotë se u zgjua në spital pa e kujtuar se çfarë kishte ndodhur një natë më par duke parë një shpim në dorën e majtë. Buckle deklaroi se ajo duhej të bënte një test hepatiti pasi kishte pikasur shpimin./shekulli/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme