Google ADS

Masa të reja edhe për qendrat tregtare

17:56 | 23 Tetor 2021
S D

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës masat nëpër qendra tregtare vazhdojnë të mbesin, si respektimi higjienës, bartjes së maskave, ndërkaq do të kufizohet prania e personave në këto qendra tregtare, shkruan arbresh.info.

Sipas rregullave në 8 metra(katror), do të mund të qëndrojë jo më shumë se një person.

Rregullat për qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë:

  1. Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.
  2. Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.
  3. Klientët dhe stafi në qendra tregtare dhe qendra të thirrjeve (call center) duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt.
  4. Në qendrat tregtare dhe qendrat e thirrjeve (call center) është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme