Ja çfarë dëshmish duhet të keni për të hyrë në Kosovë

17:45 | 23 Tetor 2021
S D

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 41 të saj të mbajtur në formë elektronike ka ndryshuar disa masa të cilat kanë qenë më fuqi deri më tani, shkruan arbresh.info.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë apo të dalin nga Kosova tanimë duhet të kenë të dy vaksinat, jo vetëm njërën po ashtu dëshmi të tjera të cilat tregojnë që nuk përbëni rrezik për të shpërndarë virusin covid-19.

Njoftimi i Qeverisë:

  1. Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1.             Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;

2.2.             Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

2.3.             Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

2.4.             Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

  1. Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këta persona duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.
  2. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:

4.1.             Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

4.2.             Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

4.3.             Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

4.4.             Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

4.5.             Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

4.6.             Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë  (16) vjeçare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme