Google ADS

Prokuroria e Gjilanit: Ende nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen e të riut një vit më parë

13:23 | 23 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar opinionin publik në lidhje me vrasjen e të riut, 19 vjeçar i cili ishte therur me thikë për vdekje para hyrjes së banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur tetorin e kaluar, dhe përmes një komunikate për media, prokuroria ka bërë të ditur se ende nuk ka ndonjë të dyshuar për rastin, transmeton arbresh.info

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në mënyrë intensive kanë ndërmarrë  të gjitha veprimet hetimore, lidhur me ndriçimin e vrasjes së tani të ndjerit E.S., i cili është privuar nga jeta më 23 tetor 2020, në Gjilan, nga kryes deri më tani të panjohur.

Për hir të korrektësisë dhe njoftimit sa më të saktë të opinionit publik, ju njoftojmë se  Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës, që nga vrasja e të ndjerit E.S., e deri më tani janë  marrë dhe do të vazhdojnë të merren intensivisht me hetimin e këtij rasti, deri në identifikimin e personave të dyshuar të mundshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme