Policia e Fierit ka vënë në pranga një 34 vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, si dhe një 44 vjeçar i akuzuar për mashtrim.
Sipas uniformave blu shtetasi E.B. më qershor të 2021 është kapur duke kultivuar fidanë cannabis sativa në pyllin e fshatit Kryekuq, Divjakë.
“Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë ndaluan shtetasin E. B., 34 vjeç, banues në Kryekuq, Divjakë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 20.10.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”,pasi: Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të territorit, më datë 05.06.2021 në pyllin e fshatit Kryekuq, Divjakë kanë konstatuar të mbjellë fidanë cannabis sativa dhe nga hetimet rezultoi se autor i kultivimit të tyre dyshohet se është shtetasi E. B.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Fier ndaluan shtetasin R. R., 44 vjeç, banues në Fier, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi parash shtetasit A. T., 22 vjeç, banues në Fier.”, njofton policia.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...