Google ADS

Banorët në protestë, bllokojnë për disa minuta autostradën Lushnje-Fier

11:13 | 23 Tetor 2021
A Z

Pas mbylljes nga ARRSH të pikës së njohur me emrin ‘pushimi i shoferit’ në autostradën Lushnjë-Fier, banorët e kësaj zone kanë dalë në protestë ditën e sotme.

Ata mbajtën të bllokuar për 20 minuta rrugën, duke sjellë kaos në qarkullimin e mjeteve.

Në të dy anët e saj vargu i mjeteve arriti deri në mbi 4 km. Banorë nga Kemshitaj dhe Krutje kërkojnë ndërtimin e një rruge dytësore ose mbikalim për automjetet.

“Për të punuar do vete në Kolonjë nuk do vete për qef. Zgjidhja: O hape, o bëje mbikalimin, të hidhen për matanë, mbikalim qe ai. Pikë aksidenti është në çdo vend pse vetëm këtu bëhen”, shprehet njëri prej protestuesve.

Një tjetër shton: “S’është pikë aksidenti këtu, janë gabime të gjitha që i shtojnë për interesat e tyre. Një interes kanë ata që e kanë vënë atë. Të bllokojnë vendet e tjera andej nga kanë pikat, por jo këtu se është turpi i zotit. Atë se bllokoi Enver Hoxha 60 vjet, u ngritën këta merr njëri ik tjetri. Nuk bllokohet rruga!”.

Është dashur ndërhyrje a policisë së Lushnjes dhe të FNSH, të cilët hapën rrugën dhe larguan protestuesit.

Kjo pikë njihet ndryshe edhe si ‘zona e vdekjes’, për shkak të numri të lartë të aksidenteve.

Në këtë aks rrugor ka mbi 5 mbikalime për këmbësore dhe 2 nënkalime për automjetet.

Përveç zonës së pushimit të shoferit është mbyllur edhe pika në Vajkan duke detyruar automjetet të kryejnë rrethrrotullimin në Kolonjë./tch

Të ngjashme