Aktorja shumë e dashur për rolin e saj në serialin “Game of Thrones” do të mbushë 35 vjeç më 23 tetor, dhe deri me tani ajo u ka mbijetuar dy sulmeve në tru, por asnjëherë nuk harroi të buzëqeshte.
Emilia Clarke ka lindur në Londër, ndërsa me shumë krenari thotë se një pjesë e familjes së saj është nga India, pasi gjyshja e saj ishte nga ai vend.
Babai i Emilisë punonte në teatër, si mjeshtër i tingullit, ndaj si vajzë ajo kalonte shumë kohë në teatër, duke thither kështu ajrin e këtij arti, transmeton portal arbresh.info
Ajo e perfeksionoi talentin e saj të aktrimit në shkollën St. Andreës në Oksford, më pas në Kolegjin prestigjioz Chang-Ren Nian dhe në Shkollën e Dramës në Londër. Pas diplomimit në vitin 2010, ajo u shfaq në serialin televiziv Doctors, dhe më pas në filmin Sulm Triassic, i cili është debutimi i saj në aktrim.
Para se të arrinte të hynte në botën e aktrimit, ajo bënte punë të ndryshme. Ajo punoi si kamariere dhe në një call center.
Megjithatë, me pjesmarrjen e saj në serialin “Game of Thrones” jeta e saj ndryshoi.
Por, përkundër suksesit, Emilia gjatë gjithë kohës ka mbajtur fshehur sëmundjen që e goditi.
Ajo u mbijetoi dy sulmeve në tru, që i ndodhën në vetëm 2 vite.
Për herë të parë ajo u godit nga kjo sëmundje në vitin 2011, kur edhe po xhirohej sezona e parë e serialit “Game of Thrones”.
“Isha duke u veshur në dhomën e zhveshjes në palestër kur fillova të ndjeja një dhimbje koke të fortë. U lodha aq shumë sa mezi vishja atletet. Kur fillova të ushtrohesha, më duhej të shtyja veten në ushtrimet e para. Stërvitjen nuk e bëra deri në fund. U zvarrita për te dhomat e zhveshjes dhe mezi mbaja kokën lart”, kujton ajo.
Ajo pësoi goditjen e parë atë ditë dhe meqë ishte një goditje e lehtë, ajo u kthye në punë disa ditë më vonë.
Në vitin 2013, aktorja përjetoi një goditje tjetër, këtë herë ishte goditje më e rëndë.
Operacioni ishte i pasuksesshëm, kështuqë asaj iu desh që t’i nënshtrohej një operacioni të tretë, shumë të rrezikshëm.
Pas një shërimi të gjatë, Emilia iu rikthye punës dhe i kreu me sukses të gjitha detyrimet derisa një ditë filloi të ndjente sërish dhimbje të padurueshme.
“Mendova se po vdisja. Mendova se koha ime mbaroi”, tha ajo.
Fatmirësisht, operacioni i katërt nuk ishte i nevojshëm dhe aktorja arriti të shërohej plotësisht me ndihmën e mjekut dhe terapisë.
Për shkak të këtij përjetimi, aktorja e njohur si Deneris Targaryen, themeloi një organizatë të quajtur “Same You”, që ka për qëllim t’ju vijë në ndihmë njerëzve të shërohen nga sulmet në tru.
Ajo ishte femra më e dëshirueshme në botë nga zgjedhja e meshkujve në vitin 2014, një vit më pas u shpall femra më seksi në botë nga revista për meshkuj GQ, si dhe femra e vitit. Ajo ishte në listat e grave më të dëshiruara në botë deri në vitin 2017.
Megjithatë, ajo asnjëherë nuk ka postuar foto provokative në llogarinë e saj të Instagramit./arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...