Kandidati i PDK-së në Shtime është i bindur se do ta fitojë edhe një mandat si kryetar i komunës

00:21 | 23 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes, Naim Ismaili, është i bindur se do të del fitues i zgjedhjeve pas balotazhit.

I ftuar në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova, ai tha se edhe pse aktualisht është radhitur i dyti me rezultat nga zgjedhjet e 17 tetorit, tani përballë kundërkandidatit të tij nga LVV do të triumfojë, sepse siç tha, ka një diferencë të vogël votash mes tyre.

“Unë do dal fitues fal angazhimit tim, performancës sime dhe qasjes që e kam pasur duke qenë kryetar i të gjithë qytetarëve, gjithmonë, dhe besoj që shumica e qytetarëve tani do të votojnë për mua”.

“Përvoja e performanca ime, reputacioni që ka Komuna e Shtimes në Kosovë dhe jashtë vendit, përfaqësimi që i kam bërë komunës dhe Asociacionit të Komunave në nivele edhe më të larta, përgatitja ime dhe shumë aspekte tjera, më bëjnë më të dallueshëm, dhe më kryesorja është që jetoj në Shtime dhe i njoh problemet e qytetareve”.

Ismaili po ashtu deklaroi se s’kanë filluar asnjë negociatë dhe se qëndrimi i tyre është që aleancën e vetme e kanë me qytetarin dhe që ata lirshëm të vendosin për kandidatin.

“Besoj që qytetarët do të përcaktohen në numër shumë më të madh për mua dhe se me 14 nëntor do të jem fitues i zgjedhjeve të këtij balotazhi”.

Ai po ashtu shtoi se beson që edhe shumica e elektoratit të LDK-së do të votojnë për të dhe se nuk e frikësojnë koalicionet e të tjerëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme