Hedhja e gjësendeve në fushë dhe ndërprerja e ndeshjes, Shqipëria pëson dënim nga UEFA

21:36 | 22 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka vendosur që të dënojë me një ndeshje pa tifozë dhe 150 mijë franga gjobë Federatën Shqiptare të Futbollit pas incidenteve të ndodhura në takimin mes Shqipërisë dhe Polonisë që u zhvillua në 12 tetor në “Air Albania”.

Shqipëria duhet do të luajë pa praninë e tifozëve ndeshjen e fundit të kualifikuesve për Kupën e Botës Katar 2020 ndaj Andorrës.

Kjo përballje është programuar për tu luajtur në datën 15 nëntor, përcjell telegrafi

Gjatë takimit mes Shqipërisë dhe Polonisë, disa tifozë hodhën sende të forta në fushën e lojës pas golit të shënuar nga përfaqësuesja polake, çka solli dhe ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes, për disa minuta.

Ky episod i përsëritur nuk kaloi pa u shënuar nga delegati i ndeshjes, që sjell dhe ndëshkimin.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara, ndërsa shton se do të merren të gjitha masat që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme