Google ADS

Reagon Ronaldo pas deklaratave të lojtarëve të Juventusit

16:08 | 23 Tetor 2021
S D

Cristiano Ronaldo nuk ka mundur të qëndrojë duarkryq.

Pas kritikave që mori nga ish shokët te Juve, por edhe analistëve të shumtë – Cristiano ka reaguar duke thënë se nuk i bëhet fare vonë se çfarë thonë të tjerët.

CR7 thotë se ka fituar gjithçka që mund të fitojë një futbollist, si çmime individuale, ashtu edhe ekipore, andaj do të vazhdojë njëjtë për t’ia mbyllë të gjithëve sërish gojën.

“Unë kam fituar gjithçka në futboll. Mendoni se do të shqetësohem për gjërat negative që njerëzit thonë për mua? Unë jam në një ekip futbolli që ta bëj të fitojë ndeshjet dhe të shënoj gola. E di kur kanë nevojë edhe për mbrojtjen. Unë tani jam 36 vjeç dhe kam fituar gjithçka në karrierë. Nuk shqetësohem aspak për ato që të tjerët thonë. E bëj gjumin mjaft mirë. Shkoj në shtrat me ndërgjegjen e pastër. Shoh vetëm përpara dhe jam i bindur që do të mbyll shumë gojë të liga në të ardhmen. Kritikat janë pjesë e lojës, por nuk më interesojnë. Po ju jap një shembull. Në një klasë ka nxënës të mirë dhe të këqij. Nëse këtë të fundit e pyet: A të pëlqen nxënësi më i mirë, ai do të thotë jo. Kështu e ka edhe futbolli”, tha CR7 për skysports.

36-vjeçari ka bërë deri më tani 8 paraqitje për Unitedin, ka shënuar gjashtë gola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme