Shmid: Duhet të zbatohen rekomandimet e OSBE-së

16:36 | 22 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Shmid, tha se lufta kundër korrupsionit ka një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse prania e tij ndikon negativisht në shumë sfera në vend.

Shmid tha se misioni është duke bashkëpunuar më Komisionin kundër korrupsionit për shumë çështje, si korrupsionin mjedisor, duke shtuar se motivojnë ministrin e Brendshëm që të depolitizojë dhe profesionalizojë policinë në mënyrë që uniformat të ofrojnë shërbimin më të mirë për qytetarët.

Shmid këto deklarata i bëri në takimin me ministrin për Punë të Jashtme Bujar Osmani, gjatë vizitës së saj në Shkup.

Në këtë takim u diskutua edhe përgatitjet e Maqedonisë së Veriut për të kryesuar me OSBE-në në vitin 2023./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme