Sërish dimër në mes të vjeshtës. Prej së dielës Shqipëria do të përfshihet nga masat ajrore të të ftohtit polar. Sipas sinoptikanëve temperaturat do të ulen me 4 gradë.
“Duke qenë se do kemi qarkullim nga veriu i kontinentit do kemi ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit me të paktën 4 gradë. Vlerat miniminale të zbresin në 1 gradë në zonat malore dhe maksimale do jetë 18-19 gradë”.
Problem do të jetë stuhia në det të hapur me erë me shpejtësi deri në 70 km në orë.
“Në veriperëndim dhe jugperëndim ku do kemi reshje mesatare me fuqizim të erës që të ndihen si stuhi sidomos në detin Adriatik. I ftohti që do përfshijë vendin tonë do jetë me erë që do arrijë 65-70 km në orë”.
Temperaturat e ulëta do të zgjasin për tre ditë, duke bërë që edhe fillimi i javës tjetër të jetë në të njëjta kushte atmosferike. Ndërsa në zonat jugore do të ketë edhe reshje shiu./klan
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...