Rritja e energjisë, Franca do të jap nga 100 euro për çdo qytetar

14:54 | 22 Tetor 2021
A. B.

Qeveria franceze ka njoftuar se do t’u japë nga 100 euro për çdo qytetar, të ardhurat neto mujore të të cilit janë 2000 euro ose më pak, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.

“Kompensimi i inflacionit” do të jepet për rreth 38 milionë francezë automatikisht, përfshirë ata që nuk ngasin makinën apo ngasin motor, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Pagesat e para do të shkojnë për punonjësit e bizneseve në fund të dhjetorit.

Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin paratë në fillim të vitit 2022.

Pagesa prej 100 eurosh do të jetë pa taksa dhe kryeministri Jean Castex tha se do t’i kushtonte qeverisë 3.8 miliardë euro.

Përndryshe, Evropa po përballet me pakënaqësi të gjerë pas rritjes së çmimeve botërore të energjisë, kryesisht si rezultat i kërkesës së madhe nga bizneset që po rikuperohen nga paraliza e gjatë të COVID-19. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme