Ministrat e mbrojtjes të 30 vendeve anëtare të Aleancës gjatë takimeve dy-ditore të Këshillit të Atlantikut të Veriut miratuan qëllimet e aftësive për Maqedoninë e Veriut, për herë të parë pas anëtarësimit të vendit tonë në Aleancë, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.
Objektivat e aftësive, theksojnë ata, tregojnë drejtimin në të cilin do të zhvillohen forcat dhe aftësitë e forcave të NATO-s.
Ato janë pjesë e procesit të planifikimit të Aleancës dhe vendeve anëtare dhe detyra e tyre kryesore është të forcojnë mbrojtjen kolektive të NATO-s.
“Ky proces u mundëson shteteve anëtare të mbështesin dhe ndihmojnë njëri-tjetrin në adresimin e sfidave të ardhshme, veçanërisht duke pasur parasysh që secili vend po zhvillon aftësi të veçanta, të cilat së bashku e bëjnë Aleancën më të fortë dhe më të gatshme për të garantuar siguri dhe stabilitet në zonën Euro-Atlantike”, thonë nga Ministria.
Ministrat e mbrojtjes në takim diskutuan gjithashtu për Afganistanin dhe nevojën që të mos lejohet më kurrë që ky vend të jetë bastion i terrorizmit. Në një operacion kompleks, por të mirë-koordinuar të NATO-s, më shumë se 130.000 civilë janë evakuuar nga Afganistani për të ndihmuar forcat e NATO-s në vend gjatë dy dekadave të fundit.
Maqedonia e Veriut, shtojnë nga Ministria, dhe në këtë rast, me pranimin e përkohshëm të një numri shtetasish afganë, ka treguar se është aleat tek i cili mund të mbështetet Aleanca./arbresh.info/
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar