Google ADS

Keqpërdorte paratë që i mblidhte në emër të një të sëmure, arrestohet shtetasja e Serbisë

10:20 | 22 Tetor 2021
A. B.

Policia ka arrestuar në Leposaviq një shtetase e Serbisë për keqpërdorim, pasi mblidhte para për një person tjetër duke u deklaruar kinse se po i mblidhte për një vajzë të sëmurë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ajo ka pranuar se rast të ngjashëm ka pasur edhe me herët, shkruan portali arbresh.info

“Ankuesja femër shtetase e Serbisë ka raportuar se pa autorizimin e saj e dyshuara shtetase e Serbisë, po mblidhte para për vajzën e saj të sëmurë që banon në territorin e Republikës së Kosovës pa leje qëndrim. E dyshuara është arrestuar dhe gjatë marrjes në pyetje ajo pranoi se edhe më parë kishte mbledhur para për një person tjetër e te cilat i kishte keqpërdorur. Me vendim te prokurorit e dyshuara është liruar ne procedure të rregullt”, thuhet në raport. /arbresh.info/

Të ngjashme