Sipas një studimi të kryer nga National Bed Federation, një në gjashtë çifte që jetojnë së bashku, flenë në krevate të ndarë.
Kjo nuk do të thotë aspak që ato gra ose burra nuk e dashurojnë ende njëri-tjetrin, transmeton portal arbresh.info
Studimi thekson se nga ata që flenë ndaras, 85 për qind e kanë bërë këtë për më shumë se një vit, me mbi një të tretën që flenë veçmas për më shumë se pesë vjet.
Në një hulumtim të viti 2017 është gjetur se “divorci i gjumit” është një fenomen në rritje.
Ndërkaq, raporti i fundit thekson se gati një e katërta e çifteve që flenë ndaras është shumë më efektive se fjetja bashke me shpinën e kthyer nga pas partnerit.
Kohët e fundit, për Javën Kombëtare të Gjumit, kompania e dyshekëve Dreams anketoi mbi 2000 britanikë dhe zbuloi se gati gjysma e tyre flenë në dhoma të ndryshme.
“Pesëdhjetë përqind e shqetësimit në gjumë shkaktohet nga ndarja e shtratit”, thotë Lisa Artis, ekspertë për gjumin. “Dhe me shumë prej nesh që përpiqen të bëjnë shtatë deri në tetë orë gjumë të rekomanduar në natë, të kesh një bashkëshort në shtrat e bën atë më të vështirë”.
“Nëse e ndani shtratin me dikë që gërheq, apo me dikë që ju tërheq jorganin, apo me dikë që ka orar tjetër të gjumit, atëherë ka kuptim të flini dhë dhoma gjumi të veçanta, në mënyrë që të bëni kujdes për shëndetin tuaj dhe të bëni gjumë të rehatshëm”, shtoi ajo.
Hulumtimi i ri nga Benson for Beds zbuloi se një në shtatë britanikë thonë se nuk kanë marrëdhënie të qetë për shkak të pengesës gjatë gjumit. Këto zakone të bezdisshme të natës shndërrohen në tortura të natës, të cilat ju lënë të zemëroheni me partnerin tuaj.
Një studim australian zbuloi se gratë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga problemet e gjumit dhe të luftojnë më shumë për shkak të mungesës së gjumit.
Sipas studimit janë pikërisht gratë që mund të preken edhe më lehtë nga depresioni dhe problemet me kujtesën në rast se nuk bëjnë gjumë të mirë.
Gërhitja u përmend si arsyeja më e zakonshme për prishjen e gjumit. Shkencëtarët thonë gjithashtu se gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat për shkak të “trurit të tyre kompleks”.
Shtresat e larta të shoqërisë, përfshirë edhe Mbretëreshën Elizabeth II, flejnë në dhoma të ndara. Të pasurit e sotëm e bëjnë këtë stil jete gjithashtu./eveningstandard/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...