Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se nga muaji shkurt i vitit 2020 deri në maj të këtij viti, rreth 115 mijë punonjës shëndetësore kanë humbur jetën si pasojë e Covid.
OBSH shton se është jashtëzakonisht e rëndësishme që profesionistët shëndetësorë të kenë përparësi gjatë vaksinimit, transmeton portal arbresh.info
Nga 135 milionë punonjës shëndetësorë në mbarë botën, “midis 80,000 dhe 180,000” vdiqë nga fillimi i pandemisë deri në maj 2021, sipas raportit.
“Themeli i çdo sistemi të kujdesit shëndetësor përbëhet nga punonjësit e tij. Covid-19 na ka treguar se sa mbështetemi tek ata dhe sa të prekshëm jemi kur ata që mbrojnë shëndetin tonë nuk mbrohen,” tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, udhëheqës i OBSH-së.
“Sipas të dhënave nga 119 vende, mesatarisht dy në pesë punonjës shëndetësorë janë plotësisht të vaksinuar. Megjithatë, kjo është një mesatare dhe nuk tregon dallime të mëdha mes rajoneve dhe grupeve ekonomike. Në Afrikë, 1 në 10 punonjës shëndetësore janë plotësisht të vaksinuar, ndërsa në shumicën e vendeve me të ardhura më të larta 80 përqind e tyre janë plotësisht të vaksinuar”, shtoi ai.
“Më shumë se 10 muaj pas miratimit të vaksinave të para, fakti që një milion profesionistë shëndetësorë nuk janë vaksinuar ende është një shqetësim për vendet e botës dhe për kompanitë që kontrollojnë furnizimin e vaksinave në botë”, theksoi shefi i OBSH-së.
Tedros vazhdon të dënojë vaksinimin e pabarabartë dhe u kërkon vendeve që kanë sasi të mëdha vaksinash t’i ndajnë ato, ndërkohë që mekanizmi ndërkombëtar Covax po dështon, për shkak të dozave të pamjaftueshme./AP/arbresh.info/
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...