Visar Korenica, kandidat për kryetar të Rahovecit nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili në balotazh ka shkuar me kandidatin e AAK-së, Smajl Latifi, tha se programi i tyre ka rritur mbështetjen e VV-së në Rahovec.
“Nëse krahasojmë votat e vitit 2017 me ato të këtij viti, kemi rritje të përkrahësve të VV-së. Qytetarët po e vlerësojnë programin tonë, duan ndryshim në qytet”, tha Korenica në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Shumica janë kundër pushtetit dhe për ndryshim. Rritja e VV-së po tregon që kemi shtim të elektoratit, të cilët vijnë të zhgënjyer nga pushteti i partive tjera”.
I pyetur se a do të bëjë koalicion me ndonjë parti para balotazhit, Korenica i ftoi të gjitha partitë që t’i bashkohen për të rrëzuar kandidatin e AAK-së.
“Preferojmë që të shkojmë në koalicion me LDK-në, por nuk përjashtohet edhe mbështetja e PDK-së, por kjo do të varet edhe nga pajtimi i pushtetit qendror”.
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...