Kandidati i PDK-së për kryetar të Hanit të Eezit, Mehmet Ballazhi, deklaroi se do të ankohet në Gjykatën Supreme pas vendimit të sotëm të PZAP-së për anulimin e rezultatit të zgjedhjeve në këtë komunë.
Për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova ai tha se kanë fakte të mjaftueshme për ta dëshmaur të kundërtën e asaj që është ankuar kundërkandidati i tij, Rufki Suma.
“Do ta vazhdojmë luftën juridike dhe do t’i shterim të gjitha mundësitë ligjore për ta dëshmuar të kundërtën. Kemi deklarata te mjaftueshme nga vet komisionerët dhe vëzhguesit e të gjitha partive që kanë punuar atë ditë në qendrat e votimit dhe ata dëshmojnë se nuk ka asgjë që do ta dëmtonte procesin zgjedhor dhe në të gjitha raportet thuhet se zgjedhjet kanë kaluar pa asnjë akses”.
“Në aspektin human ne i dimë traditat tona që mund të përshëndetemi. Unë vetëm i kam përshëndetur, i kam uruar sukses në punë dhe që sa më shumë të kenë kujdes në ruajtjen e qetësisë, por kjo nuk do të thotë që kemi ndikuar tek votuesit. Megjithatë le të dëshmojnë faktet që janë deponuar nga Suma, ndërsa ne do të kemi fakte të mjaftueshme për ta dëshmuar të kundërtën”.
Ballazhi po ashtu deklaroi se nuk ka frikë nga ripërsëritja e procesit zgjedhor, duke shtuar se ka besim të plotë që nëse kjo ndodh ai do të votohet edhe më shuam dhe se beson që do të del me rezultat mbi 70 përqind.
“Nëse ndodh ajo që po dëshiron Suma, ai vërtet do të humb turpshëm”, vlerësoi Ballazhi.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...