Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se subjekti që drejton nuk i jep përkrahje një procesi të Vettingut, në të cilin nuk janë të përfshira SHBA dhe BE.
“Presidenca dhe Qeveria sa kemi informacione nuk janë në një linjë për Vettingun. Por ky proces është i pashmangshëm”, është shprehur Abdixhiku, njofton Klan Kosova.
“Asnjë proces i Vettingut nuk mund të bëhet pa partneritet me BE-në dhe SHBA-në. LDK nuk jep mbështetje për këtë çështje pa SHBA-në dhe BE-në. Nëse BE është jashtë procesit, atëherë ky proces është fragjil”.
Ai ka theksuar se për ta bërë të mundshëm Vettingun duhet ndryshime kushtetuese gjë e cila nuk mund të bëhet pa opozitën.
Kuba në terr, pas dështimit të rrjetit elektrik
Njohësit politikë skeptik se takimi i ri në Bruksel do të ja...
Pezullohet operacioni i kërkim-shpëtimit për turistin lituan...
Lideri suprem i Iranit thotë se Hamasi do të mbijetojë, pava...
“Tronditet” Serbia: “Hakohet” një billbord në Valevë – shqip...
Një ditë para Maratonës, Veliaj: Tirana të jetë një kartolin...