Google ADS

PZAP hedh poshtë ankesën e Jasharit për rivotim në një qendër të votimit

16:54 | 21 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e Bekim Jasharit për rivotim në një vendvotim në këtë komunë.

“Paneli vlerësoi se ankesa e parashtruar nga Lista e Pavarur- Bekim Jashari nuk është e bazuar në dëshmi të qarta dhe bindëse ashtu siç përcaktohet në nenin 117 par.3, të LZP-së ku thuhet se “Vendosja për apelet dhe ankesat nga PZAP-i mbështetet në dëshmi të qarta dhe bindëse”, pasi që nga shkresat e lëndës nuk mund të vërtetohet se ka ndodhur ndonjë shkelje në procesin e votimit me datën 17.10.2021, në Qendrat e Votimit të parashtruara në ankesë”, thuhet në vendim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme