Google ADS

Benzema lavdëron Mbappen “ai di si të luajë”

15:23 | 21 Tetor 2021
Arbresh.info

Sulmuesi francez i Real Madrid, Karim Benzema ka dhënë një intervistë për ‘ESPN’ në prag të ndeshjes së madhe të futbollit, e njohur si ‘El Classico’.

Benzema e ka lavdëruar bashkëkombasin e tij, Kylian Mbappe, duke thënë se është e bukur ta shikosh atë të luash, dhe se ka një instikit mes tyre si partneritet në sulm.

“Mes nesh, është një instikt”, tha Benzema. “Ai është djalosh i ri por unë nuk e përsëris çfarë çdokush është duke thënë.

“Ai di si të luajë me një prekje, di si të lëvizë. Ështe bukur ta shikosh.”

“E dua këtë, në stërvitje, në ndeshje dhe gjithmonë bëhet më mirë dhe më mirë sepse ne nuk kemi luajtur më herët me njëri-tjetrin.

“Dhe edhe nëse lojtarët më të mëdhenj mund të luajnë bashkë me njëri tjetrin, do të ju duhet pak kohë për t’u adaptuar, ne ende kemi kohë për adaptim.

“Por në ndeshjet e fundit, ne e kuptojmë njëri-tjetrin më mirë e më mirë. Unë e di vrapimin që ai dëshiron ta bëjë, ai e di çfarë unë dua”, ka përfunduar 34-vjeçari./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme