Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), së shpejti do të bëhet edhe me 840 ushtarë të ri.
Këtë e bëri të ditur sot në konferencë për medie, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, shkruan arbresh.info.
Ky konkurs, sipas tij, është konkursi për numrin më të madh të ushtarëve të FSK-së deri më tani.
Ai, u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që janë të interesuar të jenë pjesë e FSK-së që të aplikojnë, duke garantuar proces transparent.
“I ftojë të gjithë të rinjtë dhe të rejat e vendit tonë, përfshirë këtu edhe ata të komuniteteve pa dallim e që dëshirojnë të jenë pjesë e FSK-së, që të na bashkëngjiten në shërbim të vendit dhe atdheut”, u shpreh Mehaj.
Ministria e Mbrojtjes të gjithë të interesuarve u garanton proces fer dhe transparent si dhe do jetë transparente në të gjitha rrethanat.
Ministri garantoi se në këtë proces do të zbatohen plotësisht kriteret, duke shtuar se do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve. /arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë