Nisma në balotazh do të jetë vetëm në Malishevë, e kandidati i saj Ekrem Kastrati do të përballet me kandidatin e PDK-së, Isni Kilaj.
Kastrati është shprehur i bindur për arbresh.info se balotazhin do ta fitojë pa problem
“Sigurisht që ne jemi të interesuar të lidhim marrëveshje bashkëpunimi për qeverisje katër vjeçare. Synimet dhe përpjekjet tona shkojnë në këtë drejtim dhe Nisma do ta qeverisë komunën e Malishevës për mandatin 4 vjeçar”, ka thënë Kastrati.
Gjithashtu ai u shpreh se Nisma ka kërkuar marrëveshje bashkëpunimi me LVV po që nuk ka shprehur interesim andaj, sipas tij, alternativa e vetme mbetet LDK-ja.
“LVV është deklaru që nuk do të marrë pjesë në zgjedhje dhe se nuk ka interesim për bashkëpunim.
PDK është rivale, është vendi i dytë që jemi në balotazh me të, kështu që variant apo alternativa jonë e vetme është LDK të cilës i kemi dërgu kërkesë me shkrim apo i kemi dërgu dokumentet që kërkojnë bashkëpunim e tash ta shohim reagimin apo përpjekjet e tyre se çka mendojnë në këtë drejtim”, ka thënë ai.
Në zgjedhjet lokale të mbajtura me 17 tetor kandidatë për kryetar të Komunës së Malishevës ishin Ekrem Kastrati nga Nisma, Isni Kilaj nga PDK, Bajrush Hoti nga LDK dhe Alban Krasniqi nga LVV. /arbresh.info/
Mbjelljet vjeshtore kanë kaluar fazën optimale
Rast shqetësues në Pejë, pesë nxënës ndiqen nga persona të p...
Sërish protesta në Novi Sad, qytetarët thërrasin: Vuçiq, dua...
Rusia – SHBA – Putin uron Trumpin, shmang telefonimin
Lëvizja e yllit të Chelseat bëhet virale, tifozët e Bluve: P...
Hezbollahu lëshon raketa në bazën ajrore izraelite