Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona te pika kufitare “Dheu i Bardhë”, pasi ata kanë prezantuar dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se atyre i janë gjetur tre ID kartela të huaja, me foto të të dyshuarve, me emra të huaj dhe një pasaportë e një shteti tjetër, shkruan arbresh.info
Ndërkohë po te “Dheu i Bardhë” një shtetas i Serbisë në celularin e tij ka prezantuar testin COVID, ku pas skanimit të QR kodit ka dal se dokumenti është i një personi tjetër.
PKK Dheu i Bardhë, 20.10.2021-02:10.Janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur tre ID kartela të huaja, me foto të të dyshuarve, me emra të huaj dhe një pasaportë e një shteti tjetër. Me vendim të prokurorit dokumentet e dyshuara janë konfiskuar dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
PKK Dheu i Bardhë, 20.10.2021-13:25. Raportohet se gjatë kontrollit të dokumentacionit, i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë në telefonin e tij ka prezantuar testin Covid, me të dhënat personale të njëjta me dokumentet personale të tij, por pas skanimit të QR kodit ka rezultuar se ai dokument i përket një personi tjetër. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /arbresh.info/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...