Google ADS

Prizren, hajnat hyjnë në një shtëpi vjedhin ari e para

11:06 | 21 Tetor 2021
A. B.

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe nga aty kanë vjedhur ari dhe para, shkruan arbresh.info

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar.

Prizren, 20.10.2021-21:03. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hapur me forcë një dritare dhe përmes saj kanë depërtuar në shtëpinë e tij ku nga aty kanë vjedhur një sasi të arit dhe para. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme