Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe kontrabandë me mallra

11:08 | 21 Tetor 2021
L G

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve M.A. dhe N.K., për shkak të veprave penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Kontrabandimi me mallra’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri M.A., më 05 Tetor 2021, në cilësinë e personit zyrtar – roje pylli, tek autoriteti pyjor në komunën e Kamenicës, me dashje ka keqpërdorur pozitën zyrtare, në atë mënyrë që ka damkosur rreth 12 kubik drunjë, të llojit pishë, edhe përkundër faktit që kjo sasi e drunjëve ishte kontrabanduar nga Republika e Serbisë, me ç’rast ka legalizuar këtë sasi të drunjëve duke i mundësuar të pandehurit tjetër N.K., që të përfitojë duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet nw njoftimin e prokurorisw.

Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprat e sipërshënuara penale./arbresh.info/

Të ngjashme