Google ADS

Vazhdon seanca në rastin Haradinaj e Gucati, dëshmitarja flet për dorëzimin e dokumenteve në OVL-UÇK

11:24 | 21 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon edhe sot seanca gjyqësorë në rastin kundër ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Seanca e sotme është vazhdimësi e asaj të djeshme, pra dëshmitarja e parë Zdenka Pumper është duke u intervistuar nga mbrojtja e Gucatit, shkruan arbresh.info

Menjëherë pas përfundimit të marrjes në intervistë nga mbrojtja e Gucatit do të vazhdojë që të merret në pyetje nga mbrojtja e Haradinajt.

Seanca e sotme ka filluar duke vazhduar aty ku kanë mbet dje.

Mbrojtja: Do të fillojmë më verifikimin e targës.

Mbrojtja: Lidhur me dorëzimin e dokumenteve ne organizatën e OVL-UÇK kërkesa për verifikimin është bërë 25 nëntor dhe përgjigja 27 nëntor?

Mbrojtja: E shihni emrin apo jo?

Dëshmitarja: PO.

Mbrojtja: Ky person është ftuar me vonesë nga prokuroria për të biseduar më 18 dhjetor

Mbrojtja: A jeni ne dijeni se ky individ që shkoi më 18 dhjetor ka vënë re se kur erdhi te flet me ZPS, automjeti që ngiste ishte automjeti me këtë targë?

Dëshmitarja: Nuk e di

Mbrojtja: Dhe punonjësi i ZPS-së e vuri re që ky individ kishte të njëjtën pamje që ishte përshkruar, jeni në dijeni të kësaj?

Prokurorja: Jemi në kundërshtim sepse dëshmitarja disa herë ka bërë të ditur se nuk është në dijeni të këtyre rrethanave.

Dëshmitarja: Nuk jam në dijeni.

Mbrojtja: A jeni në dijeni se ky person u intervistua më datën 18 dhjetor

Dëshmitarja: Jam në dijeni që më kujtohet që një koleg ma ka përmendur kalimthi.

Mbrojtja: Nëse mund të ju pyes se cili koleg?

Prokurorja: Do të kërkoja që emrat e punonjësve të ZPS-së të mos përmenden në seancë.

Gjykatësi: Pranohet kundërshtimi.

Mbrojtja: A mund të kalojmë në seancë private?

Gjykatësi: Do të kalojmë në seancë private.

Mbrojtja: Ky koleg nuk jua përmendi që individi qe erdhi për intervistë ngiste një automjet që përkiste me targën, pamjen që ishte parë në filmimin që kishte bërë gazetari?

Dëshmitarja: Jo

Mbrojtja: Të shohim ju lutëm një intervistë 088935-TR-ET, pjesa 1 e redaktuar.

Mbrojtja: Mund të shohim në faqen e parë të kësaj intervistë, kjo intervistë është zhvilluar nga ndihmës prokuroi i ZPS, por individin e shihini se kush është?

Dëshmitarja: Po

Mbrojtja: Dhe një hetues dhe një përkthyes dhe individi kishte edhe një avokat për ta asistuar, por po të shihni faqen 3 rreshtin 17, pas disa prezantimeve të gjatë ky person po dëshmon në cilësinë e dëshmitarit.

Mbrojtja: Si një hetuese më 20 vjet përvojë, a mund të na ndihmoni përse ky personi ishte intervistuar në cilësinë e dëshmitarit dhe jo të dyshuarit?

Gjykatësi: Pranohet kundërshtimi

Mbrojtja: Nga ajo që dini ju tani a e konsideroni si person të dyshuar

Prokurori: Kundërshton.

Gjykatësi: Pranohet.

Mbrojtja: A a keni luajtur ndonjë rol për koordinim në hetim?

Dëshmitarja: Jo me përjashtim të kontrollimit në selinë e organizatës se luftës dhe shqyrtimit të paketave.

Mbrojtja: Po kush është përgjegjës për koordimin e hetimit?

Dëshmitarja: Zëvendësprokurori dhe prokurori

Mbrojtja: Si hetuese me përvoje ju e dini se një proces penal nuk është lojë që luhet?

Prokuroja: Është argumentative nuk është pyetje për dëshmitaren

Mbrojtja: Me thatë se targa është ….

Prokurorja: Klasifikimi i këtij dokumenti është kondifencial, dëshmitarja bëri të qartë se nuk ka marrë pjesë.

Mbrojtja: Ka luajtur një rol në këtë hetim dhe s’kemi mënyra të tjera se si ti qasemi këtij materiali

Mbrojtja: Pas kësaj intervistë të shkurtër që i është bërë këtij individi, a bëtë hëtime të tjera për kredibilitetin e këtij individi?

Dëshmitarja: Këtë intervistë nuk e kam parë, dhe nuk më është kërkuar të bjë një hetim për këtë cështje.

Prokurori: Kundërshtojmë është pyetja e njëjtë.

Mbrojtja: A e dini se dikush tjetër ka marr punë për hetim e kredibilitetit të këtij dëshmitari?

Dëshmitarja: Nuk kam informacion.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./ArditëShkodra/arbresh.info/

Të ngjashme