Google ADS

PDK-ja ende nuk ka vendosur për dërgimin e Vjosa Osmanit në Kushtetuese

10:45 | 21 Tetor 2021
V. S.

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka diskutuar nëse do ta vazhdoj tutje dërgimin në Gjykatën Kushtetues vendimin e Presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin nga e Valdete Dakes si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Deputetja nga kjo parti, Blerta Deliu-Kodra ka thënë për Arbresh.info, se raporti i progresit vetëm se ka vërtetua atë që ka thënë PDK-ja rreth këtij vendimi.

“ Na do ta diskutojmë edhe raportin e Progresit edhe ne seancë plenare edhe në komision për Integrime Evropiane e edhe si parti do të diskutojmë. Shkaku i proceseve të tjera që kanë ndodhur siç janë zgjedhjet ne si parti s’kemi diskut me rreth dërgimit ose jo në Kushtetues vendimin e Presidentes për shkarkimin e Vadete Dakës i kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kur te diskutojmë si parti do të vendosim”, tha Deliu.

Në vendimin e Presidentës për shkarkimin e Valdete Dakës, thuhej se me veprimet e saj, sidomos gjatë zgjedhjeve të fundit, ajo ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së.

E në krye të KQZ-së në Kosovë presidentja Osmani emëroi gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Kreshnik Radoniqi./arbresh.info/

Lexo edhe:

Osmani: Kërcënimet me dërgim në Gjykatën Kushtetuese nuk më zmbrapsin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme