Kryetari i bashkisë së qytetit të New Yorkut, Bill de Blasio njoftoi të mërkurën një urdhër për vaksinim të detyruar për punonjësit e qytetit.
Urdhri kërkon që punonjësit, përfshirë policët dhe zjarrfikësit, të kenë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër COVID-19 deri më 29 tetor, përndryshe do të vendosen në pushim të papaguar nga puna.
Zyra e kryetarit të bashkisë tha se urdhri vlen për rreth 160,500 punonjës, dhe se 71% e tyre kanë marrë tashmë një dozë vaksine COVID-19.
“Nuk ka asnjë privilegj më të madh se sa t’u shërbesh qytetarëve të Nju Jorkut, dhe ky privilegj vjen me një përgjegjësi për të mbajtur veten dhe komunitetin të sigurt,” tha kryetari de Blasio në një deklaratë.
Akuzon Gjykatën e Lartë, Holta Zaçaj njofton Kushtetuesen pë...
Osmani takon kongresistin Palmer: Kosova dhe SHBA kanë mundë...
Prishtina nënshkruan me Cory Reeves
Durmishi ndan pamje nga punimet e rrugës Mitrovicë-Bajgorë-K...
Statistikat e frikshme të Bellinghamit në ndeshjet e fundit
Qeveria e re e Sirisë pezullon kushtetutën dhe parlamentin p...