Ka ushqime që sipas studimeve të shumta na ndihmojnë në relaksim.
Për shkak të pandemisë, kohëve të fundit është rritur stresi dhe të gjithë njerëzit bëjnë veprime të shumta për të larguar atë, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, Joey Bayer, ekspert i të ushqyerit dhe shëndetit mendor, gjithashtu edhe autor i librit “Super Food”, tregon se cilat ushqime na vijnë në ndihmë për të hequr qafe stresin.
Salmoni
“Përveç ndihmës për të luftuar depresionin, studimet kanë treguar se këto yndyrna të shëndetshme janë veçanërisht të dobishme në luftën kundër ankthit,” shpjegon Bayer.
Omega-3 ndihmon në uljen e inflamacionit dhe ankthit deri në 20 përqind tek të rriturit që përjetojnë stress të përditshëm dhe ankth. Salmoni është peshk që ka sasi të lartë të vitaminës D dhe niveli i ulët i vitaminës D mund të shkaktojë depresion.
Çaj kamomil
Kamomili vepron si qetësues i butë dhe mund të lehtësojë tensionin e muskujve dhe të qetësojë ankthin dhe nervozizimin. Kamomili është një nga bimët mjeksore më të përdorura dhe më të famshme në botë. Nuk përmban kafeinë, prandaj mund ta pini para gjumit.
Qiqrat
Janë të pasura me triptofan, një aminoacid që trupi e përdor për të prodhuar serotonin, një kimikat që ofron një ndjenjë të mirë në tru. Studimet kanë treguar se mungesa e triptofanit mund të shoqërohet me ankth.
Portokalli
Portokallet janë të pasura me vitaminën C dhe një portokall përmban 70 miligramë të kësaj vitamin, që do të thotë se plotëson nevojat për marrjen e kësaj vitaminë për gjatë gjhithë ditës. Vitamina C dihet se ndihmon në rritjen e imunitetit, dhe studimet kanë treguar gjithashtu se mund të lehtësojë stresin./arbresh.info/
Media britanike “The Guardian”: Aventurë emocionuese skijimi...
Amerikanët zgjedhin mes dy vizioneve qartësisht të ndryshme
“E kemi çmuar aq shumë interesimin e popullit të Kosovës për...
Kurti: Ndihma nga Luksemburgu për Kosovën është lart mbi mes...
Lavrov: Rusia do t’i përgjigjet me të gjitha mjetet e mundsh...
Trepça luan sonte sfidën e radhës në Fiba Europe Cup