Google ADS

Ligjvënësit e BE-së bëjnë thirrje për t’i dhënë fund kthimet e migrantëve në kufi

09:03 | 21 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) i Parlamentit Evropian ka bërë thirrje që Komisioni Evropian të veprojë kundër kthimit të migrantëve në kufijtë e jashtëm të bllokut evropian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, grupi i dytë më i madh i ligjvënësve të BE-së kërkoi nga ajo “të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i dhënë fund politikës çnjerëzore të kundërshtimeve që na njollos të gjithëve si evropianë”.

“Një Union i vlerave fillon në kufijtë e jashtëm të saj me trajtimin e më të prekurve që vijnë tek ne për të kërkuar mbrojtje”, theksuan ligjvënësit e grupit S&D, duke kritikuar “situatën e papërballueshme në lidhje me respektimin e të drejtave themelore, veçanërisht të drejtën për mbrojtje ndërkombëtare dhe parimin për të mos i detyruar ata të kthehen në kufijtë e jashtëm të Unionit”.

Në letrën e tyre, ligjvënësit shkruan se vetëm në Greqi midis janarit të vitit 2020 dhe marsit të vitit 2021 “UNHCR-ja ka dokumentuar rreth 300 incidente të dëbimeve të paligjshme rreth ishujve të Egjeut dhe kufirit tokësor verilindor të Greqisë me Turqinë. Në letër po ashtu u përmendën edhe kthimet e dhunshme nga autoritetet kroate dhe ato në kufijtë e bllokut evropian me Bjellorusinë.

“Po ashtu është alarmante që hetimet e fundit sugjerojnë se pjesët e materialit të përdorur për kthimet janë paguar nga paratë e BE-së”, shtuan ata, duke iu referuar një hetimi të përbashkët të mediave që zbulojnë operacione sistematike të tërheqjes nga forcat e sigurisë kombëtare në shkelje të së drejtës humanitare të BE-së dhe asaj ndërkombëtare.

S&D po ashtu sugjeroi që Komisioni Evropian të kërkojë nga të gjitha vendet anëtare të BE-së që kanë lidhje me këtë të krijojnë mekanizma të pavarura për të monitoruar reagimet, si kusht për të shpërndarë fondet e BE-së.

Muajin e kaluar, një zyrtar i BE-së për AA tha se Komisioni Evropian pyeti autoritetet greke kur do të fillojnë monitorimin e kthimeve të supozuara në kuadër të vlerësimit të tyre për dhënien e një fondi shtesë prej 15,83 milionë eurosh për mbrojtjen e kufirit.

Zyrtari theksoi se Komisioni Evropian nuk e vendosi mekanizmin e monitorimit si një parakusht për mbështetjen financiare të BE-së siç raportohet nga disa media dhe si referohet në letrën e grupit S7D, por se ata thjesht kërkuan informacione nga qeveria greke si pjesë e vlerësimit të tyre.

Burimi tha se buxheti i ri 7-vjeçar i bllokut tashmë kërkon që të gjitha vendet e BE-së të përmbushin të ashtuquajturat “kushte krijuese horizontale” për fondet e BE-së, përfshirë respektimin e ligjit të BE-së dhe të drejtave themelore.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme