Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse Alexei Navalny është nderuar me çmimin më të lartë të Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut, një shuplakë e qartë ndaj Presidentit Vladimir Putin për veprimet ndaj kundërshtarit të tij më të madh në Rusi. Çmimi më i lartë i BE-së u shpall të mërkurën.
Parlamenti Evropianvlerësoi “kurajon e madhe personale” të zotit Navalny në motivacionin për nderimin e tij me çmimin Sakharov. Aktivisti 45-vjeçar u helmua me një agjent nervor vitin e kaluar dhe u arrestua menjëherë sapo arriti në Moskë pas trajtimit në Gjermani dhe më vonë u burgos.
“Ai ka bërë fushatë të vazhdueshme kundër korrupsionit të regjimit të Vladimir Putinit, dhe përmes medias sociale dhe fushatave politike, zoti Navalny ka ndihmuar në ekspozimin e abuzimeve dhe mobilizuar mbështetjen e miliona njerëzve në të gjithë Rusinë. Për këtë aryse, ai u helmua dhe u burgos”, tha përmes një deklarate Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli, duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të opozitarit Navalny.
Vlerësimi për zotin Navalny do të acarojë edhe më tej marrëdhëniet midis bllokut prej 27 vendesh dhe Rusisë. Marrëdhëniet kanë qënë në rënie prej vitesh, dhe u zbehën edhe më tej pas aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014 dhe mbështetjes ruse ndaj kryengritjes seperatiste në pjesën lindore të Ukrainës. Ndikimi pati jehonë përtej Bashkimit Evropian.
Disa ditë pasi Rusia pezulloi misionin e saj në NATO dhe urdhëroi mbylljen e zyrës së aleancës në Moskë në shenjë hakmarrjeje për dëbimin e diplomatëve rusë nga NATO-ja, shefi i aleancës tha se ai e vlerëson lajmin për nderimin e opozitarit Navalny.
“E mirëpres faktin që një zëri të fortë … në Rusi i është dhënë ky çmim”, tha për gazetarët Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg. Ai tha se çmimi ishte gjithashtu një thirrje për “lirimin e tij nga burgu pa kushte” dhe për të patur një “hetim ndërkombëtar” mbi rastin e tij.Zoti Stoltenberg tha se NATO-ja e konsideroi trajtimin e zotit Navalny si pjesë e një “modeli ku ne shohim se Rusia është bërë më shtypëse brenda vendit dhe më agresive jashtë tij”.
BE-ja vendosi sanksione vitin e kaluar ndaj gjashtë zyrtarëve të lartë rusë për dyshimet mbi përfshirjen në helmimin e opozitarit Navalny. Kremlini ka mohuar çdo përfshirje.
Me ngërçin midis Brukselit dhe Moskës, veprimi i ligjvënësve evropianë për nderimin e zotit Navalny, e ka kthyer përsëri opozitarin në zemër të debatit politik./voa/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...