Arrestohen gjashtë persona për shpëlarje parash, falsifikim dhe armëmbajtje pa leje
Gjashtë persona janë arrestuar nën dyshimin për shpëlarje dhe falsifikim të parave, në një aksion të zhvilluar sot nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion.
Aksioni siç njofton Prokuroria e Shtetit është zhvilluar në Ferizaj, Fushë Kosovë, Viti, Kaçanik, si dhe në Prishtinë, raporton arbresh.info.
Po ashtu janë konfiskuar edhe 125 mijë euro dhe 5 vetura janë konfiskuar.
Komunikata e plotë:
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, përkatësisht Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe njësitet tjera relevante, kanë realizuar një aksion në disa lokacione të ndryshme në qytetet Ferizaj, Fushë Kosovë, Viti, Kaçanik, si dhe në Prishtinë.
Prokuroria Speciale njofton se nga ky aksion janë arrestuar gjashtë (6) persona, me inicialet A.Q., Sh.R., A.O., F.L., H.L dhe L.S., të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Shpëlarje parash”, “Falsifikim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Gjithashtu, nga të dyshuarit në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të holla në vlerë prej njëqindenjëzetepesë mijë (125.000) euro të dyshuara, si dhe pesë (5) vetura të modeleve të ndryshme.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...