Google ADS

Publikohet pamje, një komisioner shihet duke prekur kutinë e votimit në një shkollë në Skenderaj

21:01 | 20 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Një nga faqet që publikon ngjarje nga Drenica “Fshatrat e Drenicës” ka publikuar një video të dyshimtë ku shihen dy persona, afër një kutie të votimit.

Sipas njoftimit të kësaj faqe, thuhet se komisioneri ka “privatizuar” kutinë e votimit në qendrën e votimit në shkollën teknike “Anton Çetta”.

Bekim Jashari ka njoftuar se janë dërguar 10 ankesa në PZAP në lidhje me dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor.

Bekim Jashari dhe Iniciativa e tij për Skenderajn “Ideal” ka thënë se ka pasur vjedhje të mëdha votash në zgjedhjet e të dielës.

Jashari ka akuzuar PDK-në se kanë vjedhur vota në sistemin e “trenit bullgar” dhe e ka quajtur të deformuar vullnetin e qytetarëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme