Google ADS

Tenistja Blearta Ukëhaxhaj, pranohet në programin për ambasadore të re olimpike nga Kosova për EYOF “Banska Bistrica 2022″

19:36 | 20 Tetor 2021
KRG

Përfaqësuesja nga Federata e Tenisit të Kosovës, Blearta Ukëhaxhaj, është pranuar në programin për “Ambasadore e Re Olimpike Evropiane (EYOA)” nga Kosova për Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) “Banska Bistrica 2022”, që organizohet nga Komiteti Olimpik i Evropës në muajin korrik të vitit të ardhshëm në Banska Bistrica të Sllovakisë.

Blearta është ish-tenisere, tani gjyqtare, ndërsa si sportiste ka përfaqësuar Kosovën edhe në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj “Gyor 2017”, ku ishte edhe bartëse e flamurit në ceremoninë hapëse, si dhe pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Ajo ishte përzgjedhur javë më parë nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut për ambasadore, ndërsa është pranuar pas intervistimit nga përfaqësues të programit.

Programi i EYOA)-s, synon të forcojë dhe promovojë vlerat olimpike në mesin e sportistëve të rinj që marrin pjesë në EYOF Veror.

Ambasadore nga Kosova e EYOF-it Dimëror “Vuokatti 2022” është skitarja Era Shala. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme