Nikolas Cruz u deklarua fajtor për vrasjen e 17 personave në kampusin e një shkolle të mesme në Florida të SHBA-së, në vitin 2018.
Cruz, 23 vjeç, pranoi fajësinë edhe për plagosjen e 17 të tjerëve.
Sulmi me të shtëna ndodhi më 14 shkurt të vitit 2018 në shkollën Stoneman Douglas, në qytetin Parkland.
Katërmbëdhjetë nxënës dhe tre punonjës të shkollës mbetën të vrarë.
“Më vjen shumë keq për atë që kam bërë dhe unë duhet të jetoj me të çdo ditë”, tha Cruz, i cili në kohën e sulmit ishte 19 vjeç.
“Nëse do të kisha një shans të dytë, do të bëja gjithçka në fuqinë time për të ndihmuar të tjerët”, shtoi ai para gjykatës.
Cruz përballet me mundësinë e dënimit me vdekje ose me burgim të përjetshëm.
Rasti do të kalojë tani në procedurë penale, gjatë së cilës gjyqtarët do të përcaktojnë nëse Cruz do të kursehet nga dënimi me vdekje ose jo.
Gjyqtarja Elizabeth Scherer tha se shpreson që kjo procedurë të nisë në janar.
Avokatët që përfaqësojnë Cruzin kanë thënë vazhdimisht se ai do ta pranojë fajësinë nëse dënimi me vdekje nuk merret parasysh./Rel/
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së