Google ADS

Përfundon seanca e sotme, edhe nesër do të dëgjohet dëshmitarja e parë në rastin Haradinaj dhe Gucati

17:55 | 20 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Ka përfunduar seanca e sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ku është intervistuar dëshmitarja e parë në rastin e ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Dëshmitarja Zdenka Pumper sot është marrë në pyetje nga avokati i Gucatit Jonathan Rees.

Gjatë kësaj seance Pumper ka folur rreth MUP-it serb.

Ajo i ka shpjeguar avokatit mbrojtës se çka është MUP-i, pasi i është kërkuar një gjë e tillë, ku avokati Rees i ka marrë shembull se në një artikull të publikuar është pretenduar se Gjykata Speciale ka bashkëpunuar me MUP për të gjetur sa më shumë dëshmitarë kundër UÇK-së.

Avokati: Duke ju kthyer titullit anglisht, titulli është ‘Skandaloze Gjykata Speciale bashkëpunoi edhe me MUP-in serb për të siguruar dëshmitarë kundër UÇK-së, vazhdon, prova të reja tregojnë se çfarë procesi skandaloz ka zhvilluar Gjykata Speciale në raport me të akuzuarit e saj që janë pjesëtarë të UÇK-së, komente të siguruara nga gazeta Newborn, që kjo gjykata ka bashkëpunuar me MUP-in serb për të siguruar dhe bërë sa më shumë dëshmitarë kundër të akuzuarve që janë ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Avokati: Së pari çfarë është MUP-i serb ju lutem?

Dëshmitarja: MUP-i është shkurtimi i policisë serbe.

Avokati: Dhe Ministria e Brendshme, në Serbi çfarë është Ministria e Brendshme?

Dëshmitarja: E thotë në Serbisht.

Gjithashtu dëshmitarja Pumper ka folur rreth asaj që e ka pyetur avokati se pse nuk ishte angazhuar ndokush për vëzhgimin e zyrave të OVL-UÇK-së, pasi pretendohet që kishte informacione konfidenciale e që kur është dorëzuar “Paketa 1”, është vëzhguar nga një gazetar dhe kameraman.

Mbrojtja: Dorëzimi i paketës 1 është vëzhguar dhe është regjistruar nga një gazetar dhe një kameraman nga rrjeti mediatik arbresh.info,  jeni në dijeni për këtë?

Dëshmitarja: E kam lexuar këtë në notën zyrtare dhe e kam shqyrtuar si pjesë e përpilimit të deklaratës time.

Mbrojtja: Dhe e keni parë se ishte video apo jo?

Dëshmitarja: Me vjen keq por nuk më kujtohet tani për tani, është e mundshme ta kem parë.

Mbrojtja: Sigurisht gazetari dhe kameramani, kuptohet nuk është se u përpoqën që ta ndalonin personin në fjalë, por nëse mjediset do të kishin qenë nën vëzhgim të punonjësve të ZPS-së do të kishin parë të njëjtën gjë që ka parë gazetari dhe kameramani.

Prokuroria: Kjo pyetje është spekulative

Gjykatësi: Pranohet

Mbrojtja: A jeni në dijeni, a është bërë orvatje për ta kontaktuar gazetarin dhe kameramanin pasi transmetuan videon e kryerjes së këtij dorëzimi?

Dëshmitarja: Nuk më kujtohet.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./ArditëShkodra/arbresh.info/

Të ngjashme