Sulmuesi argjentinas pritet ta vazhdojë kontratën me klubin torinez deri në vitin 2026
Paulo Dybala ka arritur marrëveshje me Juventusin për vazhdimin e kontratës.
Si rezultat, sulmuesi argjentinas do të jetë pjesë e ekipit torinez deri në vitin 2026.
Për këtë siguron mediumi italian “Tuttosport”.
Për ish-futbollistin e Palermos ka pasur shumë spekulime në muajt e fundit.
Sidoqoftë, duket se ai do t’i mbetet besnik ekipit aktual me një marrëveshje pesëvjeçare.
Dybala është sot njëri prej lojtarëve kryesorë të gjigantit italian.
Vitin e kaluar flitej për një transferim të tij të mundshëm në Tottenham dhe në Paris Saint-Germain. /GE/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...