Me qëllim të rritjes së transparencës për procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e formularëve të rezultateve të cilët janë plotësuar në vendvotime, më 17 tetor, pas numërimit të fletëvotimeve, tha zëdhënësi i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Si procedurë, këta formularë, skanohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe pastaj ngarkohen në ueb faqen e KQZ-së. Formularët e publikuar janë kopje e formularëve të plotësuar në vendvotime dhe çdo kandidat i interesuar mund t’i shfletojë për ta parë rezultatin që ka arritur në çdo vendvotim. Ky publikim është në proces e sipër dhe duhet ta sqarojmë se kjo nuk është një shpallje e rezultateve përfundimtare, por bëhet me qëllim të rritjes së transparencës në procesin zgjedhor dhe për t’i ndihmuar kandidatët që të shohin formularët përmes telefonit të tyre”, tha Elezi.
Tutje ai në një konferencë për media shtoj se në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vazhduar puna në tri ndërrime, me qëllim të arritjes së afateve ligjore, raporton arbresh.info
“Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vazhduar puna në tri ndërrime, me qëllim të arritjes së afateve ligjore, për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, i cili duhet të mbahet 4 javë pas ditës së zgjedhjeve. Të enjten, KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës për të shqyrtuar raportin që del nga QNR-ja pas përfundimit të procesit të hetimit dhe verifikimit të atyre vendvotimeve, të cilat nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta, pasi është vërejtur ndonjë parregullsi e çfarëdo natyre. Ndërsa pas rekomandimit nga QNR, KQZ-ja do të vendos nëse është e nevojshme të bëhet rinumërimi i ndonjë vendvotimi, me qëllim të saktësimit të gjendjes brenda një kutie votimi. Në QNR, është duke u bërë edhe skanimi i listës përfundimtare të votuesve. Ky skanim është i domosdoshëm, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krahasojmë pjesëmarrësit në votim në vendvotimet e rregullta me personat që votuan me kusht. Kjo do të na bëntë të mundur të identifikojmë rastet nëse një person ka votuar dy herë: në vendvotimin e rregullt, por edhe me kusht.
Po ashtu, KQZ-ja është në pritje të vendimmarrjes nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat që janë parashtruar në këtë institucion. Siç e dini, afati ligjor për vendosjen lidhur me këto ankesa përfundon të enjten./arbresh.info/
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...