Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me këshilltaren Arbenita Mjekiqi, sot priti në takim ambasadorin jo-rezident të Belgjikës për Kosovë, Frédéric Meurice, i cili shoqërohej nga Shefi i Zyrës Belge, Julien Sassel.
Me këtë rast, kryetari Glauk Konjufca falenderoi ambasadorin belg për mbështetjen e Belgjikës përgjatë proceseve shtetndërtuese të vendit tonë dhe në agjendën evropiane.
Në takim, ndër të tjera, u theksua përkushtimi për thellimin e mëtutjeshëm të partneritetit dhe bashkëpunimit në mes dy vendeve tona. /arbresh.info/
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”