Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mohon që të ketë ndikim në progres-raportin e Komisionit Europian sa i përket vërejtjeve për lirinë e medias, duke thënë se ka ndryshuar sjellje në raport me gazetarët.
Në konferencën për shtyp me ambasadorin e BE, Luigi Soreca, ku edhe ky i fundit i mëshoi lirisë së medias dhe respektimit të gazetarëve, Kryeministri Rama tha se në Shqipëri nuk ka probleme në këtë aspekt, por sipas tij, vendi ynë ka në nivele të larta lirinë e shpifjes.
E megjithatë, pavarësisht se përsëriti disa herë që nuk është dakord me shumë pyetje të gazetarëve, Kryeministri Rama theksoi se do të jetë ai që do të bëjë një hap prapa në këtë aspekt.
“Kjo pyetje lidhur me lirinë e medias është një mundësi shumë e mirë për t’ju thënë se si ne duhet të adoptohemi në përpjekjen që të bëhemi pjesë e kësaj familje. Unë nuk jam dakord personalisht, as me atë që thotë raporti, as me idenë që këtu liria e medias është në pikëpyetje. Nëse ka një vend ku mund të thuash çfarë të duash dhe nuk të hyn gjemb në këmbë, madje mund të shkosh përtej kufijve të imagjinatës duhet sajuar për kë të duash, ky vend quhet Shqipëri.
Por nga ana tjetër pavarësisht se unë nuk jam dakord, përgjegjësia ime, përgjegjësia jonë në tërësi është që të kuptojmë që në këtë familje ka disa koncepte, ka disa mënyra të të parit të gjërave që ne duhet t’i bëjmë tonat. Dhe unë e kam filluar nga vetja. Të paktën, në progres-raportin e 2021 unë nuk kam dhënë ndonjë kontribut duke kthyer përgjigje siç unë në fakt i mendoj dhe më vijnë prapë, por nuk i nxjerr më nga goja me ju. Nuk e kam bërë më parë me idenë që t’ju vë në pozitë të vështirë, as me idenë që t’ju kërcas dhëmbët si i pari i punës, e kam bërë thjesht si një individ që vjen nga aty ku keni qenë ju që ndihet në të drejtën e vetë që të kthejë përgjigje njësoj si të ishte si ju, por mesa duket duke harruar që në fund të fundit prapë nuk jemi njësoj dhe më takon mua që t’i shtrëngoj dhëmbët dhe nuk ju takon juve mbase. Kështu që unë për veten time tek ai raporti nuk kam asnjë gisht.
Në aspektin të anti-shpifjes, ne nuk e kemi çuar përpara. Nëse më thonë që kemi shqetësim me pavarësinë e televizionit publik shqiptar, nuk e di kur ka qenë ndonjëherë në histori më i pavarur dhe ku është më i pavarur që bën çfarë të dojë dhe nuk ka asnjë ndikim. Megjithatë, ne e dëgjojmë, adaptohemi. Përsa më takon mua, këtu liria e shpifjes është në nivelin e vetë më të lartë, nuk ekziston një liri shpifje, mendoj unë, në asnjë nga vendet ku mund të them se e kam një ide, nuk ekziston. Liria e shpifjes në Shqipëri është në nivelin më të lartë. A është kjo liria e medias? Mua nuk më duket. Por do adoptohemi, nuk kemi dy rrugë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...