Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), transmeton arbresh.info.
Sipas aktakuzës, i akuzuari A.K., me datë 24.09.2021, rreth orës 13:30 në rrugën ‘’William Walker’’ në Prizren, me dashje , duke e ditur se paraja është e falsifikuar pranon dhe posedon të njëjtat me qëllim që më pas t’i vë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë që, derisa i njëjti ishte duke drejtuar automjetin e markës ‘’VW Lupo’’ ndalohet nga Policia e Kosovës tek i cili gjejnë katër kartëmonedha në shumën prej 100 euro, në total 400 euro, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara, me ç’rast të njëjtat edhe ia sekuestrojnë përkohësisht.
Po ashtu, i akuzuari A.K., gjatë periudhës së vitit 2021, në kohë të pavërtetuar, me dashje, duke e ditur se paraja është e falsifikuar posedon të njëjtat me qëllim që më pas t’i vë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë që, fillimisht ia dorëzon një kartëmonedhë në shumën prej 100 eurosh të dëmtuarit E.S., i cili është pronar i subjektit juridik, ashtu që ky i fundit me datë 02.07.2021, në njërën prej bankave në Prizren, deponon një shumë të konsiderueshme parash të pazarit ditor, në mesin e të cilave ishte edhe kartëmonedha e falsifikuar, për të cilën i dëmtuari nuk e ka ditur se është e falsifikuar, me ç’rast pas pranimit të Raportit të Ekspertimit nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë të datës 20.09.2021 është vërtetuar se kartëmonedha në shumën prej 100 eurosh është falsifikim i plotë.
Gjithashtu, i akuzuari A.K., me datë 03.09.2021, në biznesin familjar, pronë e të dëmtuarit M.A., me dashje, duke e ditur se paraja është e falsifikuar posedon të njëjtat me qëllim që më pas t’i vë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë që futet në dyqanin në fjalë dhe me anë të një kartëmonedhe në shumën prej 100 eurosh, blen tri pako cigare, ashtu që dëshmitarja F.A., pranon kartëmonedhën nga i pandehuri dhe ia kthen kusurin dhe me të pranuar kusurin largohet nga vendi i ngjarjes me veturën e tij të markës ‘’VW Lupo’’, me ç’rast pas pranimit të Raportit të Ekspertimit nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë të datës 23.09.2021 është vërtetuar se kartëmonedha në shumën prej 100 € (njëqind eurosh) është falsifikim i plotë.
Me këto veprime i pandehuri A.K., ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...