Google ADS

Hapet Qendra Nacionale e Basketbollit

11:36 | 20 Tetor 2021
A. B.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka hapur sot një projekt shumë të rëndësishëm për basketbollin e Kosovës.

Për herë të parë në histori, në vendin tonë ka filluar Qendra Nacionale e Basketbollit, ku të përzgjedhur janë lojtarët të cilët kanë potencial për të ardhmen, thuhet në komunkatë.

Kjo Qendër Nacionale tani përbëhet nga 16 lojtarë nga e gjithë Kosova të grupmoshave 13 e 14 vjeç, që do të mbikëqyren nga Valentin Spaqi, Driton Obërtinca dhe Arben Krasniqi.

Nga viti i ardhshëm do të fillohet edhe me konkurrencën e femrave.

Basketbollistët e grumbulluar gjenden në Qendrën Social-Edukativo “Don Bosko” në Prishtinë, ku do të stërviten nga dy herë në ditë, përgjatë pesë ditëve të javës, kurse gjatë vikendit do të luajnë në klubet e tyre përkatëse.

Qëllimi i këtij projekti është që të bëhet grumbullimi i lojtarëve me potencial për të ardhmen, ku më pas synim do të jetë përfshirja e tyre në Përfaqësuesen e Kosovës.

Basketbollistët që dalin nga Qendra Nacionale e Basketbollit do të jenë ndihmë e madhe për të gjitha Përfaqësueset e reja të Kosovës. /arbresh.info/

Të ngjashme