Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nga sot kanë të drejtë që për disa çështje të ngritura nga ta, të apelojnë vendimin mbi mocionet e mbrojtjes që pretendojnë defekte në formën e aktakuzës, krejt kjo pasi gjykatësi i procedurës paraprake, Nicola Guillou ka lejuar këta të fundit të veprojnë kështu.
Kështu është bërë e ditur përmes vendimit të publikuar në faqen zyrtarë të Gjykatës Speciale, shkruan arbresh.info
Në këtë publikim thuhet se lejohet apelimi për Rexhep Selimin për çështjet tre deri në gjashtë, dhe për çështjen shtatë.
Jakup Krasniqit i është lejuar apelimi për çështjen e parë, dytë, pestë, gjashtë, shtatë, nëntë dhe dhjetë, po ashtu edhe për çështjet tre dhe katër, që janë ngritur nga mbrojtja.
E për Hashim Thaçin është lejuar apelimi për çështjen tre dhe gjashtë, dhe nga e nënta deri te e pesëmbëdhjeta.
Ndërsa për çështjen e parë dhe të dytë të Selimit, për çështjen e tetë të Krasniqit, dhe për çështjen e parë, dytë, shtatë dhe tetë të Thaçit, gjykatësi paraprak ka refuzuar që të jap leje për apelim mbi këto çështje.
Kujtojmë që më 9 nëntor, në paraqitjet e para të Thaçit dhe Krasniqit, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor dhe Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit u konfirmuar më 26 tetor 2020.
Në aktakuzën e ngritur thuhet se, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë./arbresh.info/
Vendimin mbi rastin e lartpërmendur mund ta gjeni KËTU
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...