Zlatan Ibrahimovic e ka pranuar se disfata 1:0 kundër Portos ishte paraqitja më e keqe e Milanit këtë sezon.
Luis Diaz e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit për Porton në Estadio do Dragao, duke ua shkaktuar humbjen e tretë radhazi kuqezinjve.
Milani është pa pikë pas tri ndeshjeve të para dhe tani më shumë pak gjasa për ta kaluar grupin në pjesëmarrjen e parë në Ligën e Kampionëve në shtatë vitet e fundit.
“Nga tri ndeshjet deri tani, kjo ishte paraqitja më e keqe, prandaj ne nuk i meritojmë pikët”, tha Ibrahimovic pas ndeshjes.
“Nganjëherë mund të luash keq dhe prapëseprapë të fitosh pikë, por nuk ka rëndësi. Ne duhet ta kujtojmë se kjo është pjesëmarrja e parë në Ligën e Kampionëve për shumë lojtarë tanë dhe ata duhet të rriten”, shtoi ai.
Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Liverpooli e mundi 3:2 Atletico Madridin në një ndeshje dramatike.
Liverpooli është lider tani me 9 pikë, Atletico dhe Porto kanë nga katër pikë, ndërsa Milani i fundit pa pikë. /GE/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...