Mbrojtja e Hysni Gucatit përmes një parashtrese me shkrim drejtuar trupit gjykues, ka kërkuar lirimin e tij nga masa a paraburgimit.
Hysni Gucati së bashku më Nasim Haradinajn akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e veprave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë, transmeton arbresh.info
Parashtresën me shkrim të mbrojtjes së Gucatit mund ta gjeni këtu:
Submissions on the Sixth Review of Detention.pdf (scp-ks.org)
Kujtojmë që gjykimi ka filluar më 7 tetor, ndërsa më 18 tetor ka filluar dëgjimi i dëshmitares së parë, e cila do të vazhdojë edhe sot.
Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.
Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./arbresh.info/
Rikthimi i shërbimit ushtarak në Serbi, Mustafi: Rinia shqip...
Policia shqiptoi mbi 2200 gjoba brenda 24 orëve në Kosovë
26-vjetori i rënies, Osmani kujton Xhevë dhe Fehmi Lladrovci...
Hasani ne New York: Përsërita angazhimin e Shqipërisë për fu...
Vrasja në Mitrovicë/ Policia kontrollon banesën e të dyshuar...
“Kërkesa e Vuçiqit për kthim të veriut në “gjendjen e mëpar...